Tentoi të rrëmbejë një 18-vjeçare në banesën e saj, arrestohet 38-vjeçari në Gramsh

Jil
Jil
1 Min Read

Gramsh, 27 maj 2025 – Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Gramshit, ku një 38-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia pas një denoncimi për dhunë dhe tentativë rrëmbimi.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, shtetasi E. K., 38 vjeç, banues në Gramsh, është vënë në pranga nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Gramshit, pasi një vajzë 18-vjeçare ka denoncuar se ai i është futur pa dëshirë në banesë, e ka goditur me shpullë dhe ka tentuar ta marrë me forcë.

Menjëherë pas kallëzimit, janë kryer verifikime të shpejta dhe ka rezultuar se 38-vjeçari është person me precedent penal në fushën e vjedhjes.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, po vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. Autoritetet po hetojnë mbi motivet dhe çdo detaj tjetër që lidhet me rastin.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania