Tentoi të vetëvritej dhe përfundoi i plagosur në spital

Editor
1 Min Read

Një ditë pasi tentoi që t’i jepte fund jetës duke u vetëqëlluar me kallashnikov, policia ka arrestuar 53-vjeçarin në Tiranë. Mësohet se ky i fundit, me profesion infermier, përfundoi me plagë në spital, ndërsa u arrestua për armëmbajtje pa leje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. T., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbante pa leje, në banesë, një armë zjarri kallashnikov, me të cilën ka tentuar të vetëvritet ditën e djeshme.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin D. B., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Asim Vokshi”, duke drejtuar furgonin, ka aksidentuar shtetasen M. M., 46 vjeçe, këmbësore, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për vepeime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *