JiL.al - Jeto i Lumtur

Tentoi të vriste me thikë një person, e pëson keq 49-vjeçari

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale në Lushnjë. Për pasojë është arrestuar një 49-vjeçar, i cili tentoi të vriste me thikë një 40-vjeçar. Mjeti prerës, thika, është sekuestruar nga policia.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas njoftimit të marrë se në një biznes (market), në qytetin e Lushnjës, ka një konflikt, menjëherë kanë ndërhyrë për të parandaluar ngjarjen e mundshme kriminale. Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi, 49 vjeç, banues në Lushnjë.

Ky shtetas dyshohet se ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup, gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas 40 vjeç i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës (thikë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Scroll to Top