Tentoi të vriste një person, arrestohet 47-vjeçari. Në pranga edhe nipi i tij

Jil
Jil
1 Min Read

Kukës, 17 shtator 2025 – Policia e Kukësit ka finalizuar me sukses një operacion të mirëorganizuar, të koduar “Episodi”, që çoi në ndalimin e shtetasit Frank (Urim) Dida, 47 vjeç, banues në fshatin Pobreg.

Ky shtetas akuzohet se mbrëmjen e datës 5 shtator 2025, në lagjen nr. 5 të qytetit të Kukësit, ka tentuar të vrasë me armë zjarri një shtetas tjetër, pas një konflikti për motive të dobëta.

Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, shërbimet e Policisë bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e autorit, i cili rezulton gjithashtu i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Në kuadër të hetimeve u bë arrestimi edhe i shtetasit Sami Jeminaj, nip i autorit, i cili ishte i pranishëm në vendngjarje dhe nuk kallëzoi krimin, duke u bërë subjekt i procedimit penal për moskallëzim krimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania