Tentoi të vriste të riun, gjykata e Elbasanit lë në burg 65-vjeçarin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Sot Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan me trup gjykues të përbërë nga Gjyqtari Ardit Kuka në përfundim të gjykimit vendosi vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim Anton Kasa i arrestuar nga policia gjyqësore, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje”, të mbetur në tentativë dhe caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” për personin nën hetim, dhe për mjekun që kallëzoi krimin, detyrim me paraqitje.

Anton Kasa qëlloi me thikë Denis Bardhin para dy ditësh dhe mjeku nuk e njoftoi policinë kur Denis Bardhi u paraqit në spital.

Autori, 65 vjeç, e ka qëlluar në qafë 36-vjeçarin, i cili rezulton me precedentë penalë.

Scroll to Top