Tentoi vetëmbytjen në lumin Drin, Policia shpëton të moshuarin

Editor
1 Min Read

Një 83-vjeçar tentoi vetëmbytjen në lumin Drin, por është shpëtuar nga ndërhyrja e policisë. Ngjarja ka ndodhur në Shkodër, ku një shtetas i identifikuar si L.P u hodh nga ura e Bahçallëkut në ujrat e lumit Drin.

“U hodh në lumin Drin për tu vetëmbytur, reagimi dhe ndërhyrja në kohë e Patrullës së Përgjithshme bëri të mundur nxjerrjen me shenja jete të 83 vjeçarit nga ujërat e lumit Drin.

Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Shkodër gjatë patrullimit në territor, kur ka parë se një shtetas është hedhur nga ura e Bahçallëkut në ujërat e lumit Drin, menjëherë kanë marrë një varkë dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e 83 vjeçarit me shenja jetë nga ujërat e lumit Drin.

Shtetasi L. P, 83 vjeç, është transportuar me autoambulancë në spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore”, njoftoi Policia.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *