Tentuan të shpëtonin një familje nga flakët, humbin jetën

Editor
1 Min Read

TALI- Dy zjarrfikës kanë humbur jetën në itali teksa po shuanin një zjarr. Aksidenti ndodhi pasditen e së mërkurës së 17 korrikut në komunën Nova Siri, në rrethin Cozzuolo, ku një zjarr shpërtheu mes bimësisë. Siç raportohet dy policët tentuan të shpëtonin një familje, shtëpia e së cilës ishte e rrezikuar nga flakët. Por ata ranë nga një shkëmb dhe u përfshinë nga flakët.

“Dy zjarrfikës nga Komanda Matera humbën jetën pasditen e sotme nga një zjarr në pyll teksa po kryenin punën e tyre, punë që çdo ditë bën të mundur sigurimin e jetës së shumë njerëzve dhe mbrojtjen e mjedisit. Një tragjedi e papritur që trondit gjithë familjen e zjarrfikësve. Nuk ka fjalë për të përshkruar vuajtjet që ndien çdo zjarrfikës në këto rrethana dramatike. Shprehim ngushëllimet dhe ndjenjat tona të afërsisë me familjet e kolegëve tanë të rënë në aktivitetet e shpëtimit,” thuhej në deklaratë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *