Tërhoqi kalin me makinë, e pëson keq vlonjati

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 37-vjeçar nga Vlora është ndaluar nga policia, pasi ishte filmuar duke tërhequr me makinë një kalë.

Ai është proceduar për veprën penale të keqtrajtimit të kafshëve, si dhe është gjobitur me 110 mijë lekë për shkeljet rrugore që kishte kryer. Gjithashtu i është sekuestruar edhe makina.

Njoftimi i Policisë:

Bazuar në pamjet e publikuara në portalin JOQ, ku shihet një shtetas duke tërhequr me makinë një kafshë (kalë) në zonën e Selenicës, shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë kanë nisur menjëherë verifikimet, ku bën të mundur identifikimin dhe shoqërimin e drejtuesit të automjetit tip “Benz”, shtetasit G. H., 37 vjeç, banues në fshatin Mavrovë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë, në vijim të veprimeve procedurale, shtetasi G. H. është proceduar penalisht për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”.

Njëkohësisht, nga Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë është verifikuar dokumentacioni i automjetit të shfaqur në video. Pas konstatimit të disa shkeljeve të Kodit Rrugor, shtetasi G. H. është gjobitur me masë administrative në vlerën 110000 lekë, ndërsa automjeti tip “Benz” është konfiskuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon mediat dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe publikimin e rasteve të tilla, si dhe i bën thirrje të gjithë qytetarëve të denoncojnë pa hezitim çdo rast të ngjashëm, duke kontribuar në mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, në ruajtjen e sigurisë publike dhe në forcimin e rendit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Scroll to Top