
GREQIA- Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në zonën detare përballë Kretës. Sipas Institutit Gjeodinamik të Greqisë, epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 47 kilometra në jugperëndim të Palaiochoras, në prefekturën e Haniot, ndërsa thellësia fokale është vlerësuar në 20.6 kilometra.
Ndërkohë, kreu i Organizatës për Antisizmologji në Greqi (OASP), Efthymios Lekkas, deklaroi për televizionin publik ERT se tërmeti ndodhi mbi një segment të harkut helenik dhe është ndjerë lehtë në zonën e Haniot.
