Tërmete të shumtë godasin Etiopinë

Editor
2 Min Read

ETIOPI- Tërmetet e shumta dhe të njëpasnjëshme të cilat kanë goditur dje dhe sot Etiopinë kanë sjellë që banorët në rajonet rurale të Afar, Oromia dhe Amhara të evakuohen. Një nga tërmetet më të mëdhenj që goditi në 24 orët e fundit Etiopinë ishte me magnitudë 5.8 ballë ndërsa pati edhe shumë pasgoditje.

Deri më tani nuk ka raportime për viktima. Rreth 80,000 njerëz jetojnë në zonat e prekura dhe më të rrezikuarit janë duke u evakuar në strehimore të përkohshme. Zyra e Komunikimit e qeverisë etiopiane tha se këto tërmete janë në rritje në magnitudë dhe frekuencë duke shtuar se ekspertët u vendosën në zonë për të vlerësuar dëmet.

Sipas një zyrtari të lartë të Komitetit të Menaxhimit të Rrezikut të Fatkeqësive të Etiopisë, të paktën 2,000 njerëz tashmë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre. Më e fundit nga këto lëkundje, me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter, ndodhi pak para orës 12:40 me orën lokale, rreth 33 kilometra në veri të qytetit Metehara në rajonin e Oromisë.

Këta tërmete kanë dëmtuar shtëpitë dhe kanë kërcënuar të shkaktojnë një shpërthim vullkanik të malit Dofan, pranë komunitetit të Segendo, në pjesën verilindore të rajonit Afar. Krateri i vullkanit nuk po lëshon më tym, por banorët e zonës u larguan nga shtëpitë e tyre në panik.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *