Tërmeti 5.2 ballë trondit Kroacinë

Editor
1 Min Read

KROACI- Një tërmet me magnitudë prej 5.2 ballë i shkallës Rihter ka goditur Kroacinë. Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), tërmeti është regjistruar 26 kilometra nga Gospiqi, 119 kilometra nga Spliti dhe 14 kilometra nga Posedarje. Gjithashtu thellësia e tërmetit është regjistruar në 10 kilometra.

Po ashtu dridhje të fuqishme janë ndjerë në zonën përreth Zadarit, Posedarjes dhe në pjesë të Likes. Qytetarët raportojnë se tërmeti ka qenë aq i fuqishëm sa ata janë larguar nga shtëpitë e tyre.

Tërmeti është ndjerë edhe në Bosnjë e Hercegovinë, kryesisht në zonat e Bihaqit, Bosanska Krupes, Prijedorit dhe Banja Lukës, ndërkohë disa qytetarë raportojnë se lëkundjet i kanë ndjerë edhe në Zenicë, Mostar dhe Sarajevë. Pak minuta pas të parit, në Kroaci u regjistrua edhe një tërmet i dytë me magnitudë 2.5 ballë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al