Tërmeti me magnitudë 5.7 ballë ‘shkund’ këtë vend

Editor
1 Min Read

Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë të shkallës Rihter goditi këtë të enjte qarkun Yilan në verilindje të ishullit kinez të Tajvanit, njoftoi shërbimi lokal meteorologjik.

Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej nëntë kilometrash dhe deri më tani nuk ka raportime për dëme.

Tërmeti është ndjerë edhe në kryeqytetin Taipei, ku janë lëkundur ndërtesat, raporton Reuters.

Tajvani ndodhet pranë kryqëzimit të dy pllakave tektonike dhe i përket zonave të tërmeteve.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *