JiL.al - Jeto i Lumtur

Tërmeti me magnitudë 6.3 ballë “shkund” këtë vend

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.3 goditi Japoninë jugore sot në orën 16:14, njoftoi Agjencia Meteorologjike e Japonisë.

Epiqendra e tërmetit ishte Bungo Channel, ngushtica që ndan ishujt japonezë Kyushu dhe Shikoku, dhe agjencia tha, raporton Reuters, se nuk është lëshuar asnjë paralajmërim për cunami.


Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 26 kilometrash, 17 kilometra nga Uwajima.

Në të njëjtën zonë, vetëm dhjetë minuta më vonë, u regjistrua një tjetër tërmet me magnitudë 4.3 ballë, i ndjekur nga disa më të dobët, bëhet e ditur në faqen e Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

Scroll to Top