Tërmeti në Dibër/ Ministria e Mbrojtjes paraqet situatën

Editor
1 Min Read

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se lëkundjet e tërmetit me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter nuk kanë shkaktuar dëme materiale.

Epiqendra u regjistrua në Selishtë, në qarkun e Dibrës, në një thellësi prej 15.2 km. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbetet në ndjekje të situatës

Sipas të dhënave paraprake të Institutit të Gjeoshkencave, në orën 18:01.37 janë ndjerë lëkundje tërmeti me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter. Epiqendra u regjistrua në Selishtë, në qarkun e Dibrës, me një thellësi prej 15.2 km. Lëkundjet janë ndjerë edhe në zonat përreth epiqendrës. Sipas komunikimeve paraprake me përfaqësuesit e pushtetit lokal, strukturat e mbrojtjes civile të Bashkisë Burrel dhe Qarkut Dibër nuk raportohen dëme materiale.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbetet në ndjekje të situatës,”
 tha Ministria e Mbrojtjes në njoftim.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *