Tërmeti që zgjoi gjysmën e vendit/ Sizmiologët: “Shenjat” ishin dhënë prej 6 qershorit

Jil
Jil
1 Min Read

Një tërmet me magnitudë 4.4 i shkallës Rihter goditi vendin tonë në orën 5 të mëngjesit të kësaj të marte. Epiqendra ishte në fshatin Nikël të Krujës, por lëkundjet u ndien në Tiranë, Durrës dhe zonat përreth.

Sizmologët e Institutit të Gjeoshkencës thonë se shenjat ky tërmet i kishte dhënë që prej fillimit të muajit.

“Kishte një magnitudë 4.4 të shkallës Rihter, i lokalizuar 7 km në veriperëndim të Kamzës, pra pranë kryeqytetit. Nga vlerësimet e deritanishme kemi parë që aktiviteti në këtë zonë ka nisur prej datës 6 qershor dhe në total ka pasur 27 paragoditje. Është ende duke u analizuar nëse goditja e sotme ishte kryesorja”, thotë sizmiologu Damiano Koxhaj.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania