Simboli 1
Dashuria: Gjatë javës së ardhshme do të jeni shumë të përqendruar në sferën tuaj private, do t’u kushtoni vëmendjen e duhur njerëzve që i doni dhe mbi të gjitha partneri juaj do të jetë shumë i lumtur me këtë.
Puna: Me kalimin e javës, do të ndjeni nevojën për t’u shkëputur, por duhet të punoni më shumë për të përfunduar të gjitha detyrat tuaja. Prisni pak për pushimet.
Shëndeti dhe këshilla: Sa i përket mirëqenies tuaj të përgjithshme, duhet të dini se së shpejti të gjitha situatat në fije të perit do të stabilizohen. Do të keni shumë energji dhe do të jeni gati për të shijuar një fazë të re të jetës tuaj.
Simboli 2
Dashuria: Ju jeni në fazën e një jete të pasur shoqërore, por ju duhet të kultivoni marrëdhëniet tuaja më mirë, sepse shumica e tyre janë sipërfaqësore. Mos u shqetësoni, së shpejti dikush do t’ju bëjë të ndiheni të rëndësishëm.
Puna: Tregoni se kush jeni dhe çfarë jeni të aftë të bëni para eprorëve tuaj, disa përpjekje nuk janë shpërblyer dhe për këtë arsye ndjeheni të lodhur duke bërë më të mirën tuaj dhe duke mos marrë asgjë në këmbim. Së shpejti do të vijë një mundësi e papritur.
Shëndeti dhe këshillat: Ndjeheni të lodhur dhe shëndeti juaj ndikohet prej kësaj, ju duhet të ndryshoni disa zakone. Kujdes nga gripi dhe ftohjet, përpiquni të mbuloheni më shumë kur dilni jashtë. Kohë më të mira do të vijnë.
Simboli 3
Dashuria: Në gjysmën e parë të javës do të duhet të duroni pak zhgënjim, do të përballeni me disa sfida. Qëndroni fort dhe përpiquni të jeni të pranishëm në jetën e partnerit tuaj.
Puna: Sa i përket punës, ju zakonisht nuk mund të ankoheni. Do të keni mundësinë të kontaktoni njerëz interesantë që mund t’ju ndihmojnë të zhvilloni projekte të rëndësishme.
Shëndeti dhe këshilla: Pavarësisht stresit të kohëve të fundit, më në fund po ndiheni mirë tani. Ndiheni mirë dhe me plot energji pozitive që dëshironi t’ua transmetoni të tjerëve. Kjo është një fazë shumë e favorshme e jetës për ju dhe nuk do keni arsye të shqetësoheni. Vazhdoni të jeni vetvetja. / meb.al