JiL.al - Jeto i Lumtur

Tetë gjërat që të bëjnë të lumtur..

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Të gjithë kemi aftësinë për ta bërë veten tonë të lumtur., por ja cilat janë 8 gjërat që të bëjnë të lumtur…

Duke nisur nga leximi i një histori aventure apo të shikosh yjet në qiellin e pastër të natës. Por lumturia nuk vjen lehtë, duhet të punojmë që të arrimë atë. Është ndjenja që të gjithë duam, edhe pse ndonjëherë na duket shumë larg. Çelësi i lumturisë është i panjohur për ne, por sipas psikologëve dhe disa studimeve të bëra, ekzistojnë ca gjëra të cilat kanë ndikim në mbarëvajtjen e lumturisë.

Ja dhe lista e gjërave që na bëjnë të lumtur:

1–Shkruaj tre gjëra për të cilat je me fat që i ke

Të mbash një tabelë me gjërat që ti ndihesh me fat të ndihmon që të kesh një gjithmonë një anë pozitive për jetën.

2– Medito

Sipas psikologëve të meditosh të ndihmon të kalosh ndjenjat e ankthit dhe depresionit. Gjithashtu, personat që meditojnë për një periudhë kohe shfaqin një memorie më të mirë.

3– Lexo një histori aventure

Sipas disa studiuesve të lexosh historinë e një personi tjetër është më pak stresuese, dhe të lejon që të krahasosh vetën tënde me historinë e tij. Ata iu tregojnë juve një mënyre se si të jesh i lumtur.

4–Mos rri brenda, dil për një shëtitje në natyrë

Nëse je i mërzitur dhe i stresuar dil, mos rri brenda. Por, zgjidh një vend me gjelbërim pasi aty do të gjesh freskinë dhe qetësinë. Natyra të ndihmon të largosh mendimet negative.

5– Bëj gjërat që bën kur je i lumtur, edhe pse nuk je

Ndjenjat pozitive të ndihmojnë që në një farë mënyre të largosh mendimet negative dhe pesimizmin. Duke menduar për gjërat pozitive mund të marrësh vendime të duhura për veten tënde.

6–Shkruaj disa nga objektivat që ti e di që mund t’i arrish

Të bësh një listë me gjërat që t’i je i sigurt që mund t’i arrish, ja del mbanë për të përfunduar një punë. Kjo metodë të jep optimizëm pasi e quan veten të aftë për të bërë diçka.

7–Qesh më shumë.

Të gjithë e dinë që e qeshura të zgjat jetën, kështu që të qeshim sa më shumë e me sinqeritet.

8– Gjej kohë për shoqërinë

Sipas një studimi, të kalosh kohën me shoqërinë do të të japë më shumë kënaqësi dhe ju do ndiheni të lumtur.

 

Jeto I Lumtur

Scroll to Top