
Por këtë deklaratë e ka mohuar babai i reperit, Sali Lushaj, në një deklaratë për emisionin “Kosova Today”.
I njëjti e quajti deklaratën e Veleshnjës si të pavërtetë dhe shpifje.

“Është komplet e pavërtetë ajo që është deklaruar, është shpifje dhe trillim, ku di unë nga kush. E vërteta e parave është se lekët që Stresi i ka fituar në BBVK, të gjitha i kam tërhequr unë. Jam marrë vetë me të gjitha veprimet”, tha Lushaj.