Në kuadër të ristrukturimit të Partisë Demokratike dhe shtirjes më të madhe të partisë në diasporë, u zhvillua në Brescia të Italisë, nën drejtimin e Bardhok Dodës, kryetar i PD në Romë, takimi për të zgjedhur kreun e Partisë Demokratike në këtë zonë.
Organizatori i këtij takimi ishte Edmir Çekrezi.
Takimi ka qenë madhështor, ndërsa në të janë diskutuar problemet me të mprehta, me të cilat përballet komuniteti shqiptar në Brescia
Pas votimit, me një diferencë jo të madhe votash nga kandidatët brenda partisë, kryetar i PD në Brescia u zgjodh Admir Plaka. Ky i fundit mori 54.5 përqind të votave. I dyti doli Baki Guga me 25.5 përqind dhe i treti Ismail Musaj me 20 përqind