
Rritje e qëndrueshme e shitjes të mallrave të konsumit
Shitjet me pakicë të mallrave të konsumit në Kinë u rritën me 5.5% mesatarisht në vit gjatë katër viteve të fundit dhe pritet të arrijnë në 50 trilionë juanë (rreth 7 trilionë dollarë amerikanë) në vitin 2025, deklaroi të premten ministri kinez i Tregtisë, Wang Wentao, citon noa.al një raport të agjencisë së lajmeve “Xinhua”.
Sipas tij, shitjet me pakicë të mallrave të konsumit në Kinë u rritën në 48.3 trilionë juanë në vitin 2024 nga 39.1 trilionë juanë në vitin 2020.
Të ardhurat nga shitjet në kuadër të programeve të tregtisë në Kinë kanë tejkaluar 2.9 trilionë juanë deri në fund të qershorit.
Konsumi i shërbimeve në Kinë vazhdon të rritet me shpejtësi, me shpenzimet e familjeve për shërbime që arritën në 46.1 për qind vitin e kaluar, sipas Wang.