
Policia ka shoqëruar në komisariat dy tifozë të Partizanit, për incidente të shkaktuara para dhe gjatë zhilimit të derbit të kryeqytetit.
Sipas njoftimit, një punonjës policie është në spital dhe po trajtohet me ndihmë mjekësore. Ai është dhunuar teksa ka hyrë në stadium për të parë ndeshjen, si spektator.
Njoftimi i policisë:
Gjatë hyrjes në stadiumin “Arena e Demave”, Tufinë, të tifozëve dhe sportdashësve për të ndjekur ndeshjen e futbollit Partizani-Tirana, është goditur me sende të forta një punonjës policie, i cili ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit dy shtetas (tifozë të skuadrës së futbollit Partizani), për akte të dhunshme para dhe gjatë zhvillimit të ndeshjes.
Në vijim do të keni informacion me të dhëna më të plota në lidhje me rastin.