
Finalja e Champions League, mes PSG-së dhe Interit është planifikuar të nisë në orën 21:00, por e kanë filluar më herët përballjen mes tyre.
Mbështetës të francezëve dhe ata të italianëve, u përplasën ashpër mes tyre, në një stacion metroje në Mynih.
Atmosfera gjatë ditës kishte qenë e qetë, por ajo ka agravuar pak minuta para fillimit të finales.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale, shihen tifozët e Interit dhe ata të PSG-së, që nuk kursehen ndaj njëri-tjetrit.
Për të rikthyer qetësinë u desh ndërhyrja e autoriteteve, që shpërndanë turmën duke përdorur gaz lotsjellës.