Tirana fiton me vështirësi derbin me Dinamon

Editor
2 Min Read

Tirana vuan por arrin që të marrë maksimumin në derbin me Dinamon, duke fituar 3-2.

Skuadra e Erbim Fagut edhe pse e mbylli pjesën e parë në epërsinë e dy golave, u ndëshkua në pak minuta dy herë në pjesën e dytë nga “ish”- i tyre, Klevi Qefalija, e u desh një “perlë” e Fjoart Jonuzit, për të marrë fitoren që e rikthen në rrugën e duhur drejt “Final4”. Dinamo regjistron ndeshjen e tretë radhazi pa fitore e lëshon vendin e pesë të renditjes dhe mbetet 4 pikë prapa Skënderbeut të vendit të katërt.

Ndeshja nisi mirë për badheblutë që arritën që të shënonin që në minutën e shtatë me anë të Nikqit, i cili arriti të devijonte saktë një top të harkuar nga e djathta. 11 minuta më vonë, Tirana fitoi të drejtën e një 11-metërshi të fituar nga Latifi i cili u ndal në mënyrë të parregullt nga Qefalija. Nga pika e bardhë Liridon Latifi u tregua i saktë duke dyfishuar rezulatin. Dinamo u zgjua dhe nisi të reagojë, por në pjesën e parë nuk arriti që të shënonte. Edhe fraksioni idytë nisi më mirë për “nëndetësen blu”, të cilës iu desh të priste deri në minutën e 76-të për të shënuar, me Qefalinë i cili u ndihmua dhe nga një devijim për të ngushtuar diferencën e golave.

Shtatë minuta më vonë, Dinamo arriti që të barazojë shifrat. Marku shërbeu për Qefalinë, i cili devijoi bukur drejt portës dhe realizoi sërisht. Në festë Dinamo që arriti të ngrejë krye e të rikuperojë dy gola. Megjithatë, Tirana reflektoi dhe nisi të kërkonte më shumë e u desh një gol spektakolar i Fjoart Jonuzit për të marrë maksimumin. Goli i parë në kampionat për kuksianin me fanellën e Tiranës, teksa i jep kënaqësinë e suksesit të parë në pankinën e bardhebluve dhe Fagut, i cili tani nis të besojë te “final 4”, pasi Skënderbeu është vetëm 1 pikë larg.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *