Tiranë, i riu kapet me pistoletë në çantë | Emri dhe pamjet

Editor
1 Min Read

Një i ri hipur mbi një Benz u gjet me armë zjarri në çantën që mbante me vete, në një kontroll policor gjatë natës duke gdhirë dita e sotme në Tiranë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që qarkullonte me automjet, i armatosur, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Driver”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Ervin Mëzhika, 20 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Në rrugën “5 Maji”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. M.

Gjatë kontrollit në çantën e tij, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *