Tiranë/ Zbulohen dy vjedhje banesash, arrestohet një prej autorëve, tjetri në kërkim

Jil
Jil
1 Min Read

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Vlera”, i cili kishte në fokus zbardhjen e disa rasteve të vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Si rezultat i hetimeve, janë identifikuar dhe ndaluar dy autorë të dyshuar për vjedhje me thyerje në dy banesa, që ndodhën gjatë muajve shkurt dhe korrik. Në pranga ka rënë shtetasi R. K., 57 vjeç, ndërsa bashkëpunëtori i tij, G. L., 30 vjeç, është shpallur në kërkim.

Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, policia gjeti dhe sekuestroi si prova materiale shumën prej 900 mijë lekësh, 5 700 euro, 12 orë dore, 20 bizhuteri të ndryshme, 8 celularë, si dhe mjete që dyshohet se janë përdorur për të kryer vjedhjet.

Hetimet vijojnë për të kapur personin në kërkim dhe për të dokumentuar raste të tjera të mundshme vjedhjeje.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania