Tjetër aksident në punë, plagoset një i ri Hetohet administratori i kompanisë

Jil
Jil
1 Min Read

Krujë, 1 qershor 2025 – Një tjetër rast shkeljeje e rregullave të sigurisë në vendin e punës është regjistruar në Krujë, ku një punëtor është dëmtuar gjatë ushtrimit të detyrës në një pikë grumbullimi skrapi.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi V. Sh., 36 vjeç, me detyrë administrator i pikës së skrapit, pasi dyshohet se si pasojë e mosrespektimit të rregullave të mbrojtjes në punë, është lënduar punëtori R. K., 49 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe i dëmtuari ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet hetimore janë referuar në Prokurori, ndërkohë që po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përgjegjësive ligjore. /noa.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania