Tjetër përleshje me thika në Korçë. Dy të plagosur në spital

Jil
Jil
1 Min Read

Korçë, 15 gusht 2025 – Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar sot në fshatin Dvoran të Korçës, ku një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë.

I dëmtuari, i identifikuar si Ari Kodra, është transportuar menjëherë drejt spitalit të Korçës, ku ndodhet në sallën e reanimacionit. Burime mjekësore bëjnë me dije se ai është në gjendje shëndetësore të stabilizuar.

Ndërkohë, forcat e policisë kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes. Mësohet se edhe ai ka pësuar dëmtime dhe është nxjerrë nga banesa nën shoqërimin e uniformave blu për t’u dërguar në spital, ku po merr trajtim mjekësor.

Hetimet paraprake vijojnë për të sqaruar motivet e kësaj ngjarjeje, ndërsa policia lokale ka rritur masat e sigurisë në zonë. Një ditë më parë një 14-vjeçar humbi jetën nga sherri me thika në Maliq.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania