Tjetër samit i rëndësishëm nesër në Tiranë!

Editor
3 Min Read

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ftoi sot vendet e Ballkanit për një bashkëpunim të mundshëm për prodhimin e municioneve, për të cilat Ukraina ka nevojë në përballjen e saj me agresionin rus. Ai e bëri këtë propozim në samitin e mbajtur në Tiranë, ku morën pjesë vendet e Europës juglindore. Deklarata e përbashkët, e miratuar në fund të takimit, i bënte ndërkohë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të rrisë fuqishëm mbështetjen për Ukrainën

Ndërkohë, pas Samitit për Ukrainën që u zhvillua këtë të mërkurë, Tirana do të mirëpresë nesër një tjetër samit të rëndësishëm: Atë të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian.

Në fokusin e samitit BE-BP do të jetë paketa 6 miliardë euro e fondeve që Bashkimi Europian do të shpërndajë në formën e ndihmave, kredive dhe granteve për projekte të caktuara, për 6 vendet e rajonit.

Teksa në samitin e sotëm ku mori pjesë edhe Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, Kosova u përfaqësua nga Presidentja Vjosa Osmani, në samitin e së enjtes nuk do të vijë në Tiranë asnjë prej liderëve të Prishtinës.

Edhe pse ishte përfolur se do të kishte një përballje midis Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurtit, e ndoshta edhe një takim nën ndërmjetësimin e kryeministrit Edi Rama, emri i shefit të qeverisë kosovare mungon në listën e pjesëmarrësve që ka publikuar Kryeministria.

Një tjetër mungesë është ajo e Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, teksa nga Brukseli duket se kanë zgjedhur të përfaqësohen me Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Ndërkohë për herë të parë si kryeministër i Maqedonisë së Veriut, do të jetë pjesë e një samiti të rëndësishëm, Talat Xhaferi.

LISTA e PJESËMARRËSVE:

Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë

Aleksandër Vuçiç – President i Serbisë

Milojko Spajiç – Kryeministër i Malit të Zi

Borjana Kristo – Presidente e Këshillit të Ministrave të Bosnjes dhe Hercegovinës

Talat Xhaferi – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut

Oliver Varhelyi – Komisioneri i BE-së për Zgjerimin

Majlinda Bregu – Sekretare e Përgjithshme për Bashkëpunimin Rajonal

Danijela Gacevic – Drejtuese në detyrë e CEFTA-s

Gert Jan Koopman – Drejtor i përgjithshëm i grupit negociator të KE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin

Xiaoqing Yu – Drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor

Charlotte Ruhe – Drejtori menaxhues i BERZH-it për Evropën Qendrore dhe Juglindore

Matej Zakonjsek – Drejtor i Sekretariatit të Komunitetit për Transportin

Maja Pishkeviq – Qendra e Evropës në Këshillin Atlantik dhe përfaqësuese e qendrës në Ballkanin Perëndimor

Alessandro Bragonzi – Kreu i përfaqësimit rajonal për Ballkanin Perëndimor në Bankën Evropiane të Investimeve (EIB)

Lulzim Rafuna – Kryetar i Dhomës së Tregtisë së Kosovës

Ines Muçostafa – Kryetare e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë

Andi Dobrushi – Drejtor Ekzekutiv i OSFA

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *