Topalli ngre alarmin: PS po e bën vetë postën, pasi DHL dështoi, ja mënyra!

Jil
Jil
2 Min Read

Drejtuesja Politike për Diasporën e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë madhështore”, Jozefina Topalli, ka ngritur alarmin në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, lidhur me atë që po ndodh me zarfet e emigrantëve në Greqi.

Ajo tha se nuk po zbatohet asnjë rregull, dhe se shpërndarjen e zarfeve me fletët e votimit që do të duhet të bënte posta, po e bëjnë njerëzit e PS.

Ndërsa theksoi se ka disa denoncime që tregopjnë se po kryehet votim në grup.

Pjesë nga biseda:

Topalli: Praktikisht integriteti i zgjedhjeve në Greqi është në një pikëpyetje shumë të madhe. Ne njoftohemi se aty kanë shkuar kanë marrë 50 zarfe.

Borakaj: Mund të na lexoni mesazhin?

Topalli: Përshëndetje! Kërkoj të merren masa se në Verie të Greqisë po tërhiqen zarfat me fletët e votimit nga patronazhistët e PS dhe po plotësohen nëpër shtëpia, apo mbi 200 fletë votimi po votohen nëpër parqet e qytetit. Në Athinë raportohet i njëjti problem, posta i lejon nëpër lokale apo kioska atje dhe nuk ju këkron karta indentiteti, domethënë çdo person shkon i tërheq voton dhe i nis për në Shqipëri. Situata në Greqi ka dalë jashtë kontrollit. Ne i kemi bërë thirrje SPAK sepse rasti i Greqisë është jashtë kontrollit.

Borakaj: Është vetëm në Greqi?

Topalli: Është i përqendruar në Greqi. Faktikisht ata kur shkojnë dhe mbledhin zarfet po i dorëzojnë vetë. Rolin që duhet ta bënte posta apo DHL, po e bëjnë njerëzit e Partisë Socialiste. Prandaj flas që Greqia është një rast ndryshe nga të gjithë vendet e tjera. Këtë e sheh edhe të reflektuar mbas ndërhyrjes në procesin e mbledhjes së zarfeve marrjes së fletëve të votimit, menjëherë brenda 24 orëve nga 17 mijë shkoi 23 mijë, është një kërcim joproporcional me vendet e tjera.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al