Në mbrëmje Topi i Artë” për vitin 2024, ja cilët janë lojtarët favorit

Editor
1 Min Read

Gjithçka është gati, sonte në mbrëmje, në orën 20:00 në Paris në “Théâtre du Châtelet” do të zhvillohet ceremonia e “Topit të Artë” për vitin 2024, çmimi që kurorëzon lojtarin më të mirë të vitit.Çmimi i dhënë nga “France Football” është ëndrra e çdo futbollisti, ndërsa në edicionin e kaluar ishte Mesi ai që fitoi, pasi fitoi siguroi suksesin në Botërorin 2022 në Katar me Argjentinën. Me këtë rast, favorit i madh për suksesin është Vinicius Zhunior, pasi fitoi Champions League dhe La Ligan me Realin e Madridit, duke luajtur një rol themelor.

Në rast se kishte ndonjë dyshim, në javën para dorëzimit të trofeut ai shënoi një trigolësh kundër Dortmundit që sugjeron se braziliani do të jetë ai i zgjedhuri për të hënën në mbrëmje.
Kandidatë të tjerë potencialë që mund ta rrezikojnë atë janë Bellingam (Real Madrid), Rodri (Mançester Siti) ose Karvahal (Real Madrid).

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *