‘Tradhtar që e lë ushtrinë pa bukë’! Shpërthen Haradinaj

Editor
2 Min Read

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka folur sot në seancën e jashtëzakonshme plenare për ushqimin në Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Në fjalën e tij në Kuvend, Haradinaj tha se qeveria po i lë pa bukë Forcat e Sigurisë së Kosovës, ndërsa nuk kurseu as kritikat ndaj kryeministrit Albin Kurtit, të cilin e quajti ‘spiun i Serbisë’.

“Kur një ditë këtu i kam thënë që është spiun i Serbisë, po është spiun i Serbisë, po, është tradhtar ai që e lë ushtrinë e vet pa bukë. Çka tjetër me i thënë këtij njeri? E ka lënë ushtrinë e vet pa bukë ky njeri. Pse e bën këtë, pse po i ndodh këtij e nuk i ndodhi dikujt tjetër gjatë gjithë ekzistencës tonë që 20 vjet?”

Haradinaj vijoi me akuza të tjera për qeverinë lidhur me trajtimin e ushtrisë, ku tha se i ka lënë edhe pa transport apo mjetet e nevojshme bazë.

“I ka lënë pa transport, i ka lënë pa veshmbathje, pa shumëçka tjetër, mbrrini me i lënë edhe pa bukë. Kush e mbron këtë njeri, shihni se çka jeni tu bë, po e mbroni një njeri që edhe ushtrinë me lënë pa bukë. Besomëni nuk i them këto me ndonjë dëshirë të madhe se na jemi të gjithë të këtij vendi. Nëse para 6 vjete ke mbrri me u krenu në këtë parlament se po e krijojmë ushtrinë tonë, që po e nisim rrugën tonë drejt NATO’s, me ardhë sot këtu me diskutu se na i ka lënë ushtarët pa bukë Albin Kurti. Po po bre, spiun është, spiun i Serbisë është, agjent i tyre, njeri i tyre, përndryshe se kish lënë gjendjen kurrë kështu.”

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *