Adulla Hoxhaj, 44 vjeç, Bojken Turtulli, 21 vjeç, Rifat Avdiaj, 62 vjeç, rezultojnë të 3 banues në Tiranë.
Këto janë identitetet e 3 personave të arrestuar lidhur me operacion ku u gjet dhe sekuestrua edhe një arsenal armësh.
Policia tha se përveç këtyre tre të arrestuarve janë edhe 3 shtetas të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim.
Ndërkohë bëhet me dije se në drejtimin e SPAK-ut dhe në bashkëpunim të ngushtë me BKH-në dhe me autoritetet ligj zbatuese britanike, vijon operacioni për kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Të gjithë këta persona së bashku në bashkëpunim me njëri tjetrin trafikonin armë zjarri nga Shqipëria drejt Britanisë.
Policia gjatë këtij operacioni ka arritur që të sekuestrojë 24 pistoleta, 1 kallashnikov e qindra fishekë e lazera që i montohen armëve speciale dhe shërbejnë për qitje në distancë, dhe pajisje optike.