Trafiku i bizhuterive të vjedhura, GJKKO jep dënime të rënda

Editor
2 Min Read

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e kryesuar nga gjyqtarja Flojera Davidhi, ka shpallur vendimin për grupin e akuzuar për kontrabandë mallrash, pastrim parash dhe ushtrim pa licencë të aktiviteteve financiare.

Të dyshuarit, mes të cilëve edhe Sokol Idrizaj, ish-shoferi i Ardi Veliut, akuzohen se kanë sjellë në Shqipëri bizhuteri luksoze të dyshuara si të vjedhura në Francë dhe i kanë shitur në tregun vendas, përmes një argjendarie në Tiranë dhe faqeve online.

  • Agustin Mesuli – 11 vite burg, me gjykim të shkurtuar 7 vite e 5 muaj
  • Altin Doda – 11 vite burg, me gjykim të shkurtuar 7 vite e 5 muaj
  • Sokol Idrizaj – 8 vite burg, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 7 muaj
  • Elda Idrizaj – 8 vite burg, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 7 muaj
  • Florian Baku – 11 vite burg, me gjykim të shkurtuar 7 vite e 5 muaj
  • Egi Idrizaj – 7 vite burg, me gjykim të shkurtuar 4 vite e 7 muaj (pezullim për shkak të fëmijës)
  • Bora Idrizaj – 2 vite burg, konvertuar në shërbim prove
  • Vangjush Kashari – Pafajësi
  • Tomor Baruti – 2 vite burg, konvertuar në shërbim prove

Sipas hetimeve, grupi kriminal dyshohet se transportonte sende me vlerë nga Franca drejt Shqipërisë, ku ato shiteshin ilegalisht. Vendimi i GJKKO-së vjen pas një procesi të gjatë gjyqësor mbi këtë skemë të trafikimit të mallrave të vjedhura.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al