Tragjedi në Francë, rrëzohet avioni! Humbin jetën tre persona

Jil
Jil
1 Min Read

Një avion privat i vogël u rrëzua pasditen e kësaj të premteje në zonën e Sanfolit, pranë Shartrit në Francën perëndim-qendrore, rreth 90 km jugperëndim të Parisit. Të tre personat që ndodheshin në bord, dy burra dhe një grua, humbën jetën në këtë aksident tragjik.

Moshat e tyre ende nuk janë bërë publike.

Sipas autoriteteve lokale, avioni ra në një zonë banimi, por nuk u përplas mbi asnjë banesë. Dëmi i vetëm material u shkaktua në një makinë të parkuar aty pranë. Avioni i përkiste aeroklubit të aeroportit të rajonit metropolit të Shartrit.

Pas aksidentit, autoritetet ndaluan qarkullimin në zonë dhe vendosën devijime trafiku. Hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit janë në vijim nga organet kompetente.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania