Tragjedi në vendin e punës/ Ndërron jetë 59-vjeçari pas aksidentit (Emri)

Jil
Jil
1 Min Read

Mbrëmjen e kësaj të mërkure, në spitalin e Traumës ka ndërruar jetë një 59 vjeçar, i cili mbeti i aksidentuar mesditën e sotme në punë.

Tomorr Koçi, 59 -vjeçari që humbi jetën në spital, ka qenë duke punuar si saldator në Këmishaj të Lushnjes, ndërsa ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme, e cila i solli dhe vdekjen.

59-vjeçari është transportuar me autoambulancë rreth orës 15:00 në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, por, pavarësisht përpjekjeve të bluzave të bardha, nuk ka mundur t’ju mbijetojë plagëve të marra.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania