Tragjedi/ Rrufeja vret 5 persona dhe plagos disa të tjerë në një ndeshje futbolli

Jil
Jil
1 Min Read

Një tragjedi ka ndodhur në një ndeshje futbolli në Kolumbi, ku një rrufe ka lënë të vdekur 5 persona dhe ka plagosur 15 të tjerë. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në mbrëmjen e të shtunës, teksa një 16 vjeçar është mes të vrarëve në këtë ngjarje.

Sipas medieve lokale, ngjarja ka ndodhur në fshatin Loma Larga, në lokalitetin Quilcace. Njerëzit ishin mbledhur në stadium për të marrë pjesë në një lotari, si dhe për të ndjekur një ndeshje futbolli të kategorive të ulëta. Të plagosurit morën menjëherë ndihmën e parë nga mjekët, teksa më pas u transferuan në një qendër mjekësore për trajtim të mëtejshëm.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), goditjet nga rrufeja janë përgjegjëse për rreth 6.000 vdekje në mbarë botën çdo vit. Amerika e Jugut është ndër rajonet që priren të kenë numrin më të madh të vdekjeve nga rrufetë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *