Tragjedia me 59 viktima, sot protestë në Koçan

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ditën e sotme në orën 13:00 është paralajmëruar një protestë në parkun e qytetit të Koçanit. Kjo protestë vjen pas zjarrit që shpërtheu në diskotekën në Koaçn ku humbën jetën 59 persona dhe u lënduan rreth 155 të tjerë.

Sipas Alsat, protesta është lajmëruar në faqen Zëri i Koçanit në facebook dhe shkruhet se do të luftojnë në nder të viktimave dhe të ndryshohet sistemi për të ofruar siguri dhe drejtësi.

“Kjo protestë është shprehje e dhimbjes dhe revoltës së thellë për jetët e humbura, por edhe për gjendjen në të cilën ndodhemi si shoqëri. Ne nuk mund t’i kthejmë bashkëqytetarët tanë të dashur, por jemi të detyruar të luftojmë për nder të tyre dhe që ta ndryshojmë këtë sistem joefikas që nuk na ofron siguri, mirëqenie dhe drejtësi”, thuhet në një postim në faqen Koçani (Zëri i Koçanit) në Facebook.

Scroll to Top