Tragjedia në Koçan, Taravi: 101 pacientë po trajtohen jashtë vendit

Editor
1 Min Read

Ministri i Shëndetësisë Arben Tavari ka thënë se 101 pacientë që u dogjën nga zjarri që ra në diskotekën në Koçan janë dërguar jashtë shtetit për një mjekim më të specializuar.

Travai tha se pacientët janë në gjendje të qëndrueshme si dhe sot do të transferojnë në Suedi 5 të lënduar.

“101 pacientë janë jashtë shtetit, mbas mbledhjes së Shtabit të Krizave në mëngjes konstatuam se të gjithë pacientët fatmirësisht janë në gjendje relativisht stabile, uroj dhe shpresoj që dalëngadalë disa pacientë të fillojmë ti lëshojmë për në shtëpi, sot tre apo katër pacientë do të lëshohen në shtëpi. Transferimi i fundit do të bëhet sot, vetëm në Suedi 5 pacientë dhe mbas asaj nuk kemi më transferime tjera”, tha ai.

Ndërkohë në Serbi janë dërguar 30 pacientë, në Bullgari 15, në Greqi 12 dhe në vende të tjera më pak se 10 pacientë. Ndërsa në klinikën shtetërore të vendit po trajtohen 64 pacientë dhe 13 në klinikat private.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al