Tragjeditë në Mal të Zi dhe SHBA, reagon Ministria e Jashtme

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka reaguar për tragjedinë në Cetinjë të Malit të Zi dhe sulmin terrorist në New Orleans të SHBA-ve, ku humbën jetën 12 dhe 15 persona respektivisht.

Në reagimin e saj, ministria shprehu trishtim dhe ngushëllime të thella për viktimat dhe familjet e tyre, duke shprehur solidaritet me popujt malazezë dhe amerikanë.

Ministria shprehu gjithashtu dëshirën për shërim të shpejtë për të lënduarit dhe u shpreh për unitet dhe qëndrueshmëri përballë këtyre akteve të pakuptimta dhune.

Scroll to Top