Një traktor është djegur i gjithi mesnatën e së mërkurës në fshatin Halo, bashkia Finiq, ku dyshohet për një zjarrvënie të qëllimshme. Traktori ndodhej pranë magazinës e cila shërben për të mbajtur misrin dhe jonxhën. Bëhet me diej se mjeti bujqësor ishte në pronësi të Vasillaq Miho, banor i fshatit Pllakë.
Ndërkohë që zjarrfikëset kanë arritur në vendngjarje traktori ishte djegur totalisht. Megjithatë o punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e autorit. Policia ka bërë të ditur se pronari i mjetit bujqësor është shprehur përpara hetuesve se nuk ka konflikt me askënd.
Ky ishte traktori i vetëm në fshatin Halo.