Transferimi te klubi i Premier League, zbulohet shuma që Chelsea përfitoi nga shitja e Brojës!

Jil
Jil
1 Min Read

Armando Broja është shumë pranë një tjetër kapitulli të rëndësishëm në karrierën e tij. Sipas raportimeve të fundit nga “BBC Sport”, sulmuesi i Kombëtares shqiptare është në prag të një transferimi të përhershëm te Burnley, me një marrëveshje që kap vlerën e 20 milionë paundëve.

Pas një periudhe jo të lehtë me dëmtime te Everton, ku u huazua nga Chelsea, Broja duket i vendosur të rilindë karrierën e tij në Premier League.

Burnley, që ka nisur një merkato agresive këtë verë, ka vendosur të investojë fuqishëm te 23-vjeçari, duke i ofruar një kontratë pesëvjeçare dhe një projekt ku ai pritet të jetë lideri i repartit ofensiv. Marrëveshja mes dy klubeve është në fazat përfundimtare dhe mund të zyrtarizohet që javën e ardhshme. Nga ana e tij, Broja thuhet se ka dhënë dritën jeshile për këtë lëvizje, duke parë te Burnley një mundësi ideale për të pasur minutat dhe besimin që i munguan së fundmi.

Ky transferim do të jetë një ndër më të shtrenjtët në historinë e Burnley dhe një hap i rëndësishëm për futbollistin shqiptar, që kërkon të rigjejë formën dhe vazhdimësinë që e bëri një nga emrat më premtues te Chelsea dhe Kombëtarja.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania