Tre dekada pritje, banorët e këtij fshati apel për ndihmë

Editor
1 Min Read

Prej më shumë se 30 vitesh banorët e Probatit kanë vetëm një kërkesë për Bashkinë e Elbasanit, ndërtimi ne të vetmes rrugë që ka fshati. Pritja e tyre ka 3 dekada që vijon dhe kalimi i saj është kthyer në një makth.

Shirat e ditëve të fundit e kanë përkeqësuar edhe më shumë situatën dhe rruga është bërë thuajse e pakalueshme. “2,5 kilometra rrugë janë, turp e faqja e zezë”, thotë një banor. “Aq e vështirë qenka?”, thotë një tjetër.

Pasojat e problemeve infrastrukturore kanë filluar të jenë të dukshme ku pjesa më e madhe e banorëve të fshatit, kanë zgjedhur të largohen prej tij, jo vetëm për shkak të mungesës së rrugës, por edhe të ujit të pijshëm.

Pa rrugë e pa ujë, jetesa në këtë fashë është kthyer në mbijetesë, ku banorët apelojnë për mbështetje nga ana e pushtetit vendor./

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *