Tritoli në lokalin në Tiranë, policia kap një nga autorët!

Jil
Jil
3 Min Read

Policia ka identifikuar dhe ka vënë në pranga një nga autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur më 18 korrik, ku u vendos një sasi lëndë plasëse në një lokal në Rrugën e Durrësit në Tiranë.

Sipas burimeve zyrtare, në kuadër të hetimeve intensive për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje me rrezikshmëri të lartë, u arrestua shtetasi H. L., 46 vjeç, banues në Lushnjë.

PAMJET/ Mjekët nuk dorëzohen, por vazhdojnë operacionin pavarësisht TËRMETIT 8.8 ballë në Rusi! Nga hetimet ka rezultuar se motomjeti i përdorur për vendosjen e lëndës plasëse ishte në pronësi të 46-vjeçarit, i cili dyshohet se e ka vënë në dispozicion të autorit të shpërthimit.

Njoftimi i policisë:

Blutë e Tiranës thonë se kanë mundur të identifikojnë dhe kapin shtetasin H. L., 46 vjeç, banues në Lushnje.

Sipas hetimeve paraprake, rezulton se motori i përdorur për vendosjen e lëndës plasëse ishte në pronësi të 46-vjeçarit, i cili dyshohet se ia ka vënë në dispozicion autorit të ngjarjes.

Policia dhe organet hetimore po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe vënien e autorëve përpara drejtësisë.

Veprime instensive hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, ku u vendos një sasi me lëndë plasëse në një lokal në Rrugën e Durrësit, me datë 18.07.2025.

Identitikohet, kapet, dhe vihet në pranga, një 46-vjeçar, i cili dyshohet se është një autorët e përfshirë në ngjarje. Vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Në vijim të punës intensive hetimore me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur me datë 18.07.2025 ku u vendos një sasi me lëndë plasëse në një lokal në Rrugën e Durrësit, është bërë e mundur identifikimi, kapja e ndalimi i shtetasit H. L., 46 vjeç, banues në Lushnje.

Nga hetimet ka rezultuar se motomjeti që u përdor për vendosjen e lëndës plasëse ishte në pronësi të 46-vjeçarit, i cili dyshohet se ia ka dhënë për përdorim autorit të ngjarjes.

Punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në ngjarje me qëllim dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania