
Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 47-vjeçarin Renato Mneri, i cili dyshohet se ka hedhur një sasi lënde plasëse në ambientin e jashtëm të një lokali në rrugën “Mustafa Gaxheri”.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 25.03.2025, në rrugën “Mustafa Gaxheri”, ku plasi një sasi lënde plasëse në ambientin e jashtëm të një lokali.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim 47-vjeçari si autor i dyshuar i ngjarjes.
47-vjeçari me precedent të theksuar kriminal të mëparshëm.
Sekuestrohen veshjet e përdorura nga autori i dyshuar ditën e ngjarjes si dhe biçikleta që 47-vjeçari përdori për tu larguar.