Tronditet futbolli anglez, ish-futbollisti i Arsenalit humbet jetën në moshën 21-vjeçare

Jil
Jil
1 Min Read

Futbolli britanik është në zi pas ndarjes nga jeta të Billy Vigar, ish-sulmues i akademisë së Arsenalit, vetëm 21 vjeç. Aksidenti ndodhi gjatë ndeshjes mes Chichester City dhe Wingate & Finchley, në ligat e ulëta të Anglisë.

Në minutën e 13-të, Vigar u përplas me një mur betoni pranë fushës, duke pësuar një dëmtim të rëndë në tru.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të stafit mjekësor dhe transportimit me helikopter në një spital në Londër, ai ndërroi jetë të enjten në mëngjes pas një operacioni urgjent.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania