
GJILAN- Rasti i rëndë i të shtënave me armë zjarri që ndodhi pak më herët në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan ka marrë përmasa edhe më tragjike. Bëhet me dije se pas konfirmimit të dy viktimave babë e bir në vendin e ngjarjes, ka humbur jetën edhe personi i tretë i cili ishte në mesin e dy të plagosurve.
Ndërkohë autori është shapllur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij. Gjithashtu autoritetet kanë bllokuar zonën për disa orë, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të krimit.
DETAJE nga vrasja në Gjilan/ Viktimat janë babë e bir, shkaku i vrasjes dyshohen fajdet Tronditet Gjilani/ Tre të vdekur dhe 1 i plagosur pas të shtënave foto ilustruese
GJILAN- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e dyfishtë në Gjilan. Bëhet me dije se dy viktimat janë babë e bir, ndërsa i dyshuari është identifikuar si Mefail Shkodra. Sipas mediave të Kosovës konflikti dyshohet se ka ardhur si pasojë e fajdes.
“Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Ju njoftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32 dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri në Gjilan rr.”Ibrahim Rugova”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit. Policia e Kosovës, njësiti i hetimeve rajonale në bashkëpunim me prokurorin e shtetit po i hetojnë rrethanat e këtij rasti të rëndë.
Vrasja në Gjilan, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes Tronditet Gjilani/ Tre të vdekur dhe 1 i plagosur pas të shtënave pamje nga vendngjarja GJILAN- Janë publikuar pamjet nga vrasja në Gjilan, ku tre persona humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur. Në rrjetet sociale janë shpërndarë video, ku duken forcat e policisë dhe autoambulancat, si dhe njolla gjaku në rrugë.
Tronditet Gjilani/ Tre të vdekur dhe 1 i plagosur pas të shtënave
Ngjarjen e rëndë e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani. Siç raportohet dy nga viktimat u konstatuan të vdekur në vendin e ngjarjes nga mjeku kujdestar, ndërsa viktama e tretë u konfirmua në spital. Gjithashtu autori është në kërkim nga policia dhe po punohet për kapjen e tij.
1 ORE ME PARE Të shtëna me armë zjarri në Gjilan/ Vriten dy persona, plagosen dy të tjerë, autori arratiset
Tronditet Gjilani/ Tre të vdekur dhe 1 i plagosur pas të shtënave foto ilustruese
KOSOVË- Një vrasje me armë zjarri ka tronditur ditën e sotmë Gjilanin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth 12:32, ku dy persona janë qëlluar për vdekje, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.
Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, autori i dyshuar i krimit është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij. Policia e Kosovës në bashkëpunim më prokurorinë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve që sollën ngjarjen e rëndë.
“Ju njoiftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32 dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri në Gjilan rr. “Ibrahim Rugova “. Në këtë rast mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personave,dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente këtu në Gjilan.
I dyshimtë për rastin është personi mashkull shtetas i Kosovës i njohur për policinë i cili për momentin është në arrati. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit. Policia e Kosovës Njësitet e hetivev rajonale në bashkpunim me prokurorin e shtetit po i hetojn rrethanat e këti rasti të rëndë”, tha Hashani.