Pse rizgjedhja e Trump si president tremb Evropën?

Editor
2 Min Read

Politikanët dhe diplomatët evropianë janë përgatitur tashmë për ndryshimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara në rast se Donald Trump rikthehet në presidencë.

Tani që kandidati republikan ka zgjedhur senatorin e Ohajos, J D Vance si zëvendësin e tij, dallimet mes Uashingtonit dhe Brukselit duken edhe më të zymta sidomos sa i takon Ukrainës, sigurisë dhe marrëdhënieve tregtare.

Një kritik i zëshëm i ndihmës amerikane për Ukrainën, Vance deklaroi këtë vit në Konferencën e Sigurisë në Mynih se Evropa duhet të zgjohet dhe të kuptojë se Shtetet e Bashkuara duhet të fokusohen tek Azia Lindore. Një diplomat evropian deklaroi në kushte anonimati se pas 4-vjeçarit të parë të Donald Trump askush nuk është më naiv.

“Ne e dimë se ç’do të thotë nëse Trump kthehet për një mandat të dytë, pavarësisht kandidatit të zgjedhur si zëvendës të tij”,– deklaroi diplomati.

Duke e portretizuar Bashkimin Evropian si një varkë me vela që bëhet gati për stuhinë, diplomati shtoi se me çfarëdo që do të përballet, Unioni do ta ketë të vështirë. Shtetet e Bashkuara mbeten për momentin aleati më i madh i Ukrainës në përballjen me Rusinë. Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi më herët se nuk i trembej një rizgjedhjeje të Donald Trump.

“Nuk kam frikë nga rizgjedhja e tij, ne do të punojmë së bashku”,– deklaroi ai.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *