Donald Trump ka refuzuar një ftesë për një debat të ri me rivalen e tij demokrate Kamala Harris përpara zgjedhjeve presidenciale.
“Është tepër vonë për të mbajtur një debat tjetër, votimi tashmë ka filluar”, tha Trump gjatë një tubimi të fushatës në Karolinën e Veriut.Më herët sot, stafi i Kamala Harris njoftoi se nënpresidentja e SHBA kishte pranuar një ftesë nga CNN për të marrë pjesë në një debat më 23 tetor.
“Donald Trump nuk duhet ta ketë problem të pajtohet me këtë debat. Është e njëjta formë dhe kornizë si debati i CNN ku ai mori pjesë dhe u shpall fitues në qershor, kur ai lavdëroi moderatorët, rregullat dhe vlerësimet e CNN”, tha menaxherja e fushatës Kamala Harris Jen O’ Maley Dillon.