Trump: Vendet e NATO-s të ndalin blerjen e naftës ruse nëse duan fundin e luftës në Ukrainë

Jil
Jil
3 Min Read

Presidenti amerikan, Donald Trump, u ka bërë thirrje të gjitha shteteve të NATO-s që të ndalin blerjen e naftës ruse, duke theksuar se një veprim i tillë do të ndihmonte në përfundimin e luftës në Ukrainë.

Përmes një postimi në  Truth Social  kreu i shtëpisë së bardhë  kritikoi disa shtete të aleancës veriatlantike për  vazhdimin e blerjes së naftës ruse, duke e përshkruar një gjë të tillë si “tronditëse”.

“Jam gati të vendos sanksione të mëdha ndaj Rusisë kur të gjitha vendet e NATO-s të kenë rënë dakord dhe të kenë nisur të bëjnë të njëjtën gjë, dhe kur të gjitha vendet e NATO-s TË NDALIN BLERJEN E NAFTËS NGA RUSIA.

Siç e dini, angazhimi i NATO-s për të FITUAR ka qenë shumë larg 100%-shit, dhe blerja e naftës ruse, nga disa, ka qenë tronditëse! Kjo dobëson shumë pozicionin tuaj negociues dhe fuqinë negociuese  mbi Rusinë”, u shpreh Trump.

Sipas shefit të Shtëpisë së Bardhë aleanca duhet të veproj sipas direktivave të tij.

“Kjo nuk është LUFTË E TRUMPIT nuk do të kishte filluar kurrë nëse do të isha President!, është LUFTA e Bidenit dhe Zelenskyt. Unë jam këtu vetëm për të ndihmuar në ndalimin e saj dhe për të shpëtuar mijëra jetë ruse dhe ukrainase. 7,118 jetë të humbura vetëm javën e kaluar. ÇMENDURI!  Nëse NATO bën siç them unë, lufta do të përfundojë shpejt dhe të gjitha ato jetë do të shpëtohen! Përndryshe, ju thjesht po humbni kohën time dhe kohën, energjinë dhe paratë e Shteteve të Bashkuara”, vijoi më tej Trump.

Këto deklarata të Trump vijnë ndërsa NATO-s njoftoi forcimin e krahut të saj lindor, pasi hapësira ajrore e Polonisë u shkel nga dronët rusë, ngjarje  kjo që rriti tensionet.

Plani i ri është quajtur Roja Lindore”, i cili do të përfshijë dislokimin e pajisjeve shtesë ushtarake nga Britania, Danimarka, Franca dhe Gjermania, me qëllim parandalimin e një agresioni të mundshëm rus. Lajmin e bëri të ditur sekretari I NATOS Mark Rutte në një konferencë të përbashkët më gjeneralin  amerikan.

“Përveç aftësive ushtarake më tradicionale, kjo përpjekje do të përfshijë edhe elementë të projektuar për të adresuar sfidat e veçanta që lidhen me përdorimin e dronëve. Jam i bindur në forcën dhe aftësinë e kësaj Aleance – jo vetëm për shkak të udhëheqjes së shkëlqyer të drejtuesve tanë të lartë”, tha Mark Rutte.

Ndërkohë Grynkeëich tha se pajisjet e reja do të përfshijnë avionët luftarakë francezë Rafale, F-16 danezë, një fregatë dhe sisteme tokësore të mbrojtjes. Gjenerali amerikan u tha gazetarëve se aleanca ushtarake do të mbrojë çdo centimetër të territorit të saj.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania