Trupi i Alexei Navalny i kthehet nënës së tij

Editor
2 Min Read

Trupi i liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, i cili vdiq papritur në burg javën e kaluar, i është dorëzuar nënës së tij, njoftoi sot zëdhënësja e tij Kira Yarmysh në platformën sociale X, sipas BBC.

Njoftimi erdhi pasi asaj ju tha të pranonte një varrim “të fshehtë”, përndryshe ai do të varrosej në koloninë e burgut ku vdiq.

Yarmysh tha se ajo nuk e dinte ende nëse autoritetet do të lejonin që funerali të mbahej siç dëshironte familja dhe ashtu siç e meritonte Alexei.

Ndërkohë më herët gjatë të shtunës, Yulia Navalya, e veja e liderit të opozitës ruse kaloi në kundërsulm dhe në një video të postuar në rrjetet sociale, akuzonte Vladimir Putin, për satanizëm.

Julia shprehet se besimi i saj në fe nuk ia lejon të imagjinojë se nuk mund të vajtojë bashkëshortin pa trupin e tij dhe njëherësh kritikon autoritetet ruse për dështimin e tyre për t’ia dorëzuar eshtrat e Navalny familjes së tij nëntë ditë pas vdekjes.

“Putin, i cili e përshkruan veten si një i krishterë i devotshëm, tallet me eshtrat e të vdekurve dhe demonstron se ai është një satanist. Na dorëzo Alexein. E keni torturuar të gjallë dhe vazhdoni ta torturoni të vdekur. Ju po shkelni çdo ligj, qoftë njerëzor apo hyjnor”, tha Yulia.

Edhe vajza e Navalny, Darya, i dërgoi mesazhin e saj të fortit të Kremlinit duke zgjedhur platformën X. “Jepini gjyshes trupin e babait tim”, shkroi vajza e liderit të ndjerë të opozitës ruse.

Kremlini i ka mohuar akuzat duke i quajtur reagimet perëndimore ndaj vdekjes së Alexei si “histerike”.

Navalny vdiq më 16 shkurt në një burg rus brenda Rrethit Arktik.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *